Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të dalë në një konferencë për media, për të lajmëruar dorëheqjen e tij nga posti që mban, shkruan gazeta Express.
Këtë e kanë bërë të ditur për Express burime brenda Qeverisë së Kosovës.
Për konferencën e ministrit Vitia ka njoftuar sot edhe Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.
Mësohet se konferenca do të mbahet në orën 11:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Vitia do të zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pasi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës.