“Sot, bashkë ekipin tim të këshilltarëve dhe me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, e vizituam një pjesë të lagjes së Gazi Babës, ku shumë qytetarë na pritën ngrohtësisht nëpër familjet e tyre.
Mes tjerash, i vizituam edhe disa shtëpi që jetojnë në këtë lagje dhe ende nuk janë të lidhura në rrjetin e kanalizimit.
Vizitat i përfunduam në parkun e Gazi Babës, ku të rinjtë na kishit bërë surprizë me zbukurimin e terreneve sportive dhe me një qerasje me ushqime tradicionale.
Me këtë rast, para tyre i dëshmova edhe aftësitë e mia për basketboll dhe, për fat të mirë, në vend të dëshpërimit, mora duartrokitje.”, thuhet në njoftimin e Bekimi Sali , kandidat për kryetar komune në Çair.