Ndahet çmimi Nobel në Letërsi.
Fituesi i këtij viti është Abdulrazak Gurnah, i lindur në Zanzibar, Tanzani dhe jeton në Angli.
Ai është novelist dhe libri i tij më i famshëm titullohet ‘Parajsa’.
‘Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021 i jepet romancierit Abdulrazak Gurnah ‘për penetrimin pa kompromis e plot pasion në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve në greminën midis kulturës dhe kontinenteve’, njoftoi Akademia e Çmimit Nobel.