Shpenzimet e jetesës në Maqedoni janë rritur për 3.7 përqind

Shpenzimet e jetës në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar shënon rritje prej 3,7 për qind, ndërsa të shitjes me pakicë prej 5,6 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, shpenzimet e jetës në shtator në krahasim me muajin paraprak janë më të vogla për 0,1, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0,5 për qind.

Ulje të indekseve të shpenzimeve të jetës është vërejtur tek pemët dhe pemët e ngrira për 4,4 për qind dhe qumështi për 0,3 për qind.

Gjithashtu, ulje të shpenzimeve të jetës është vërejtur edhe tek transporti ajror i udhëtarëve për 9,4 për qind, pako-aranzhmanet turistike për 9,3 për qind, shërbimet për akomodim për 3,3 për qind, librat për 1,2 për qind, stolitë, orët dhe orët e përpunuar me dorë për 0,9 për qind, pajisjet informatike për përpunimin e të dhënave për 0.6 për qind, pajisjet për pranim, incizim dhe riprodhim të tingullit dhe fotografive, aparatet elektrike për higjienë personale për 0,5 për qind, këpucë për 0,3 për qind dhe automjetet motorike për 0,2 për qind.

Rritje të shpenzimeve të jetës në shtator ka tek perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patatet dhe frytet tjera për 2,5 për qind, birra për 0,7 për qind, peshku dhe frutat e detit për 0,4 për qind, vaji dhe vajrat, mobiljet, inventari për 0,2 për qind.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme