Zvicër, në “vdekje të asistuar” u dërguan 201 persona

Nga 201 syresh vetëm 6 kanë qenë zviceranë. Të tjerët kanë ardhur, shumica nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.

Organizata “Dignitas” e cila bën menaxhimin e “vdekjeve të asistuara” është shpesh në fokus të kritikës për punën që bën. Ajo pra “asiston” ose ndihmon personat që duan të përfundojnë rrugën e tyre jetësore, kryesisht të moshuar dhe të sëmurë nga sëmundje të pashërueshme.

Për shkakun se në disa vende evropiane ky “biznes” është i ndaluar, në Zvicër vijnë shumë raste nga vendet përkatëse, shkruan srf.ch. Këtë e tregon edhe raporti i fundit mbi numrin e atyre që kanë “shfrytëzuar shërbimet” e kësaj organizate në vitin 2016: nga 201 syresh vetëm 6 kanë qenë  zviceranë, transmeton albinfo.ch. Të tjerët kanë ardhur, shumica nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.

Megjithatë, gjatë vitit 2016 ka pasur më pak të vdekur të asistuar nga “Dignitas”, krahasuar me një vit më parë, kur kishin qenë 222 të tillë.

Por, kjo organizatë, në vitin 2016 ka shtuar dukshëm numrin e anëtarëve. Me 7800 sish ajo ka tashmë 9 për qind më tepër anëtarë se një vit më parë. Kjo është rritja më e madhe që ka shënuar Dignitas nga themelimi i saj./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme