Policia e Maqedonisë ngrit kallëzim penal kundër dy falsifikatorëve të 1 milion eurove

Zyrtarët policorë në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar – Shkup”, gjatë hyrjes në shtet, arrestoi 36 vjeçarin T.R.F dhe 40 vjeçarin M.B.S nga Kameruni për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer vepra penale të falsifikimit të parave.

“Gjatë kontrollit në pasaportë, personave që kanë ardhur nga Milano u është bërë kontroll shtesë dhe gjatë kontrollit, te T.R.F janë gjetur 2.591 copa letre me dizajnin e 50 eurove, 2.363 copa të 100 eurove, 463 copa letre të 200 eurove dhe 213 bankënota të 500 eurove”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se ka pasur edhe dy letra ku njëra anë në disa ngjyre është vizatuar bankënota e 50 eurove, 78 letra pa asnjë shtesë, dy shishe me lëng dhe një UV lambë.

“Gjatë kontrollit te M.B.S janë gjetur 2.072 copa letre me sfond të errët ku është vizatuar dizajni i 50 eurove, 1.321 copa me dizajnin e 100 eurove, 247 me 200 eurot dhe 104 ne dizajn të bankënotave të 500 eurove”, thonë nga policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme