Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të dielën se ka arrestuar pesë persona nën dyshimet për përgatitje të veprave terroriste.
Prokuroria tha se pas një hetimi disa mujor dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, “është zhvilluar një operacion nga ana e Policisë së Kosovës, respektivisht nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar”.
Sipas Prokurorisë, gjatë bastisjes janë gjetur majete shpërthyese, armë zjarri,dron si dhe armë anti-tank.
Që nga mesi i vitit 2012, Kosova është përballur me shtimin e shkallës së radikalizimit të të rinjve, posaçërisht me përfshirjen e tyre konfliktet në Lindjen e Mesme.
Ekspertë të sigurisë në Kosovë thonë se parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm do të vazhdojë të jetë sfidë për shtetin dhe shoqërinë edhe në të ardhmen për shkak të ndikimit të rrymave të ndryshme radikale./VOA