Njësia e FSK-së fiton medaljen e argjendtë në “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar

Në konkurrencë me mbi njëqind ekipe të forcave të shteteve të ndryshme të botës, njësiti i FSK-së zuri vendin e dytë dhe fitoi medaljen e argjendtë në ushtrimin prestigjioz ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky ushtrim tejet sfidues organizohet për çdo vit në Uells të Mbretërisë së Bashkuar, ku marrin pjesë njësitet më të mira nga ushtria britanike nga shumë vende të tjera.

Falë bashkëpunimit të ngushtë bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, kjo është hera e katërt që pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë duke arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte edhe atasheu ynë i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, nënkolonel Beton Retkoceri dhe këshilltari i KOMFSK-së, nënkoloneli britanik, Martin Browning.

Gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol” njëherazi është ushtrim i fokusuar në mision dhe i bazuar në skenar.

Edhe pse nuk është garë, performanca e njësisë vlerësohet gjatë gjithë kohës dhe më të mirët shpërblehen me medalje.

Ky ushtrim këtë herë ka përfshirë kalimin e distancës rreth 60 kilometra ku secili pjesëtar bartë 35 kilogramë peshë dhe gjatë tërë kohës vlerësohen në shkathtësitë e luftimit të afërt, ndihmën e parë, identifikimin e armëve, automjeteve, minave, materieve të rrezikshme etj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme