Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia sot është takuar me shoqatën “Trafiku Urban” me të cilët bisedoi për sfidat dhe zgjidhjet që mund të bëjnë.
Vitia u shpreh se cilësia e transportit publik mund të rritet përmes shtimit të numrit të autobusëve.
Njoftimi i plotë:
Sot takova Shoqatën “Trafiku Urban” me të cilët bisedova për sfidat dhe zgjidhjet që do t’i ofrojë komuna e Prishtinës duke shtuar në këtë mënyrë rregullin dhe cilësinë e transportit publik përmes shtimit të numrit të autbousëve si dhe për kontraktimin në vazhdim me kompanitë tjera private që deri tani mbulojnë 70% të transportit, të cilët tash e disa vite nuk kanë kontrata me Komunën.
Transportin publik duhet ta ndërlidhim në atë mënyrë që të jetë sa më cilësor dhe pranë qytetarëve, duke mundësuar linja të rregullta në të gjitha periferitë e Prishtinës, duke rritur standardet e shërbimit dhe kapacitetet, përkitazi me kërkesat e qytetarëve, e po ashtu duke mundësuar vende të reja pune me kontrata të rregullta.
Për të frymuar qyteti lirshëm na duhet bashkëpunim.
Për këtë dhe shumë të tjera do të bashkëqeverisim.