Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar sot Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kjo për shkak se erërat e forta kanë bllokuar shikueshmërinë dhe se sasia e dëborës në pistën e aeroportit e kanë bërë të pamundur uljen e avionëve.
Unidon Krasniqi nga zyra për shtyp e aeroportit ka thënë se sot nga Aeroporti i Prishtinës janë realizuar vetëm dy nisje dhe se të gjitha fluturimet e tjera janë anuluar.
Krasniqi ka bërë me dije se pista e aeroportit është pastruar pjesërisht nga dëbora, mirëpo fluurimet janë anulluar. Kjo ka sjellë që një numër lartë i pasagjerëve të mbesin në aeroport. /albeu.com/