Kosova proteston, kërkohet lirimi i Haradinajt!

Nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”, përballë Pallatit të Rinisë, pranë “New Born”-it ka filluar marshi protestues në mbështetje të kreut të AAK-së të arrestuar në Francë.

Qindra qytetarë janë mbledhur për të marshuar deri tek Ambasada e Francës në Prishtinë, në përkrahje të Ramush Haradinajt, i cili u arrestua të mërkurën në Francë.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini tha se krimet i kanë kryer ushtarët e Serbisë dhe jo ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para të pranishmëve, ai tha se nuk duhet të harrohet se Franca është shtet mik i Kosovës dhe para ambasadës do të kërkojnë vetëm vënien e drejtësisë në vend, që është lirimi i Haradinajt.

“Duam t’i tregojmë Francës se nuk është drejtësi të mbahet Haradinaj në burg, pasi ka vënë gurthemelet e lirisë”, tha Gjini.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme