Për më shumë se një orë qytetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile kanë protestuar para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend.
Shiu i rënë pasditen e së hënës dhe temperaturat jo të favorshme nuk i kanë penguar qytetarët që të dalin dhe të protestojnë kundër padrejtësive.
Me pankarta në duar, por edhe me sende simbolike si tepsi, lugë apo garuzhde qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të reflektojë për uljen e çmimeve.
Ai tha qytetarët do të zbresin sërish në shesh deri sa të fitojnë betejën për mosrritjen e çmimeve. Betejë të fituar e quajti Lapaj vendimin e qeverisë për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
© SYRI.net