E prisnit? Ju prezantojmë me versionin mashkull të kukullës ‘Barbie’ inspiruar nga bota ujore

Kur dëgjojmë fjalën “Barbie” në mendje vjen një kukull bionde, e cila për shumë nga gocat është një kujtim i bukur i fëmijërisë.

Mirëpo, duket se ky steriotip do të ndryshojë pasi “Barbie” do të vijë në versionin mashkull të kësaj kukulle inspiruar nga bota ujore dhe për këtë arsye na ka prezantuar me Ken Tritoni-n.

Ken ka flokë të gjatë kaf, një bisht ngjyrë rozë dhe flori. Ai është i kuruar në çdo detaj duke u bërë kështu simbol i gjithë përfshirjes.

I ideuar nga dizanjeri, Angel Kent ky krijim i ri është pjesë e projektit nga Mattel “Barbie Signature Doll Design Showdown”, një iniciativë ku publiku pati mundësinë që të votojë në një sondazh online për të zgjedhur kukullën e koleksionit më të ri.

“Barbie” nuk është e para që then steriotipe.

Superman në numrin më të ri do të vijë ndryshe nga se jemi mësuar që ta shohim.

DC Comics ka njoftuar se serinë e ardhshme të librit komik që do të dalë në 9 nëntor, Superman do të jetë bisexual dhe do të nisë një lidhje romantike me mikun e tij më të mirë mashkull.

Në një intervistë për “Times”, shkrimtari i serive Tom Taylor u shpreh se ideja e zëvendësimit të Clark Kent me një tjetër shpëtimtar të bardhë ndjehej si një mundësi e humbur.

Një Superman i ri “duhej të kishte luftime të reja, probleme të botës reale, të cilat ai mund t’i përballonte si një nga njerëzit më të fuqishëm në botë“- tha ai.

Shkrimtari i serive u shpreh se Jay nuk do të luajë të njëjtin “rol vajzë”, por do të shfaqet si një ndihmës për Superman-in.

Image

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme