Analisti Xhevdet Pozhari në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Pozhari thekson se Vetëvendosje në këto zgjedhje u penalizua për shkak të kandidatëve, duke shtuar se i fituar doli qytetari i Kosovës, që ka kuptuar rëndësinë e votës së tij.
“LVV nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë. VV nuk e shfrytëzoi pushtetin. Vetëvendosje lejoi vullnetin e lirë. Kjo ka bërë që qytetarët të votojnë lirshëm për kandidatët lokalë, që atyre iu janë dukur më të besueshëm.
© SYRI.net