Kryeministri i Kosoves Isa Mustafa nëpemjet rrjetit social facebook,ka thënë se sulmi mbi ndërtesën e kuvendit është atak ndaj pavarsisë dhe demokracis tonë.
Postimi i plotë:
Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë.
Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre. Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë. IM