SONTE NISI LOJËRAT OLIMPIKE, KOSOVA ME KAMPIONEN E BOTËS SYNON MEDALJE

Brazili hyn në historinë e Lojërave Olimpike si i pari vend amerikanolatin që organizon ngjarjen më të rëndësishme sportive. Në këtë eveniment të madh sportiv do të ndahen hiq me pak së 306 medalje për sportistët që prekin rezultatet më të larta në 16 disiplina sportive që do të zhvillohen në rajonet e Barres, Deodoros, Maracanase dhe Copacabanes.

Mbi 10 mijë sportistë tashme janë vendosur në Parku Olimpik dhe Paraolimpik në Barra, i cili ka një sipërfaqe prej 1.18 milionë m2 dhe në këtë zonë do të zhvillohen garat të cilat do të nisin sonte. Pjesë e Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’ për herë të parë do të jetë edhe Kosova.

Tetë sportistë të prirë nga kampionia e botës, Majlinda Kelmendi do të përfaqësojnë shtetin më të ri në botë. Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi konsiderohet favorite për të rrëmbyer medalje në ‘Rio 2016’, e që do të ishte medalja e parë për Kosovën nga një ngjarje kaq masovike.

Ceremonia e hapjes së Olimpiadës do të zhvillohet sonte në stadiumin “Maracana”, ku do të parakalojnë 207 delegacione, e në mesin e këtyre shumë shteteve do të defilojë edhe flamuri i Kosovës të cilin do ta mbajë Majlinda Kelmendi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme