VMRO-DPMNE: Është formuar shumicë e re në Këshillin e Qytetit të Shkupit

VMRO-DPMNE kumtoi se ka siguruar shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“Opozita e deritanishme parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përmes këshilltarëve të fituar në Qyttein e Shkupit në Zgjedhjet e fundit lokale 2021, siguroi shumicë absolute prej 24 këshilltarëve nga numri i përgjithshëm i 45 këshilltarëve në Qytetin e Shkupit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia theksojnë se shumica e re do të funksionojë sipas parimit të bashkëpunimit konkret në projekte saktësisht të caktuara programore të cilët janë në interes të popullit dhe vetëm për të mirën e banorëve lokal dhe popullatës lokale. “Me këtë, bëjmë me dije se koalicioni aktual qeveritar i LSDM-së dhe BDI-së do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit. pasojnë shumë ditë më të mira në udhëheqjen e qytetit, në dobi të të gjithë banorëve të Qytetit të Shkupit dhe të komunave të tij”, qëndron në kumtesë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme