Papa Françesku gjatë takimit tradicional të urimit të nisjes së një viti të ri, me Ambasadorët nga të gjitha vendet me përfaqësuesit e trupave diplomatikë pranë Selisë së Shenjtë, i bëri apel lidërve qeveritarë e fetarë të botës të bashkohen kundër terrorizmit fundamentalist.
Papa Françesku u shpreh se “terrorizmi fondamentalist shkaktoi gjatë vitit të shkuar shumë viktima në botë, është një çmenduri vrasje që abuzon në emër të Zotit për të mbjellë vdekjen, në tentativën për të afirmuar dëshirën për të dominuar”.
“Politikanët kanë për detyrë të garantojnë lirinë fetare duke njohur rolin polizitv që ajo mund të luaj në ndërtimin e një shoqërie civile, si dhe të adoptojnë politika sociale të duhura për të luftuar varfërinë e rritjen kulturore e socilae të shoqërisë.”
Ati i Shenjtë, gjithashtu shpreh se “emigrantët janë persona me emër, me historitë e tyre, me familjen e tyre e nuk do të ketë paqe të vërtetë deri sa të ekzistoj një qënie humane që i dhunohet identiteti personal e reduktohen në një shifër të thjeshtë statistikore apo në objekt interesi ekonomik.”
“Duhet të jetë një impenjim i përbashkët i të gjitha vendeve, për t’i garantuar çdo emigranti një mikpritje dinjitoze në respekt të së drejtës humane të çdokujt për të emigruar e për t’u integruar.”