Panariti:Gripi i shpendëve, fermerët të zbatojnë kushtet higjeno-sanitare

Pas sëmundjes së gjedhit, një tjetër problem shfaqet në horizont. Bëhet fjalë për gripin e shpendëve që rrezikon edhe njerëzit.

Përhapja me shpejtësi e këtij virusi në disa vende të BE-së dhe te fqinjët tanë, Greqi e Maqedoni, ka vënë në gjendje gadishmërie autoritetet shqiptare.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti kërkoi nga fermerët dhe kompanitë që mbarështojnë shpendë për mish e vezë të zbatojnë në mënyrë rigoroze kushtet higjeno-sanitare dhe të intensifikojnë dezinfektimin.

“Situata në vendin tonë është nën kontroll. Nuk kemi situatë epidemiologjike, po duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe ta parandalojmë përmes masave rigoroze”, apeloi Panariti.

Ministri premtoi se brenda 3-mujorit të parë të këtij viti do të nisë kompensimi për fermerët, kafshët e të cilëve u prekën nga dermatoza nodulare.

“Porosia në Danimarkë me kafshë të rracës është bërë dhe së shpejti do të nisë kompensimi kokë më kokë i fermerëve të prekur”, shtoi Panariti./a.m.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme