4 pacientë në ditë, në spital me fraktura nga ngricat

Kujdes kur kaloni në rrugët që kanë akull….

Moti i pazakontë ka krijuar këtë situatë të rrezikshme në mjaft akse në kryeqytet.

Mesatarisht, në spitalin e Truamës paraqiten ditët e fundit 4 pacientë të cilët kanë fraktura krysisht në gjymtyrë për shkak të rrëshqitjes duke kaluar në segmente të tillë problematikë.

4 ditët e fundit kemi vënë re që 3-4  të sëmurë kanë ardhur si pasojë e rrëshqitjes në akull. Qytetarët duhet të kenë kujdes të mos nxitojnë dhe të evitojnë akullin”, tha Artan Distafa.

Shefi i ortopedisë në traumatologji, Artan Distafa tregon se në disa rastet, këto trauma shkojnë deri në ndërhyrje kirugjikale.

Të cilët kanë pasur nga frakutura të lehta deri tek të sëmurët që ka pasur fraktura që kanë kërkuar ndërhyrje kirurgjikale”, shtoi ai.

Në Tiranë, termometri mëngjesin e së martës shënoi vlerën minimale -4 gradë celcius. Meterologët kanë parashikuar edhe për ditët në vijim temperatura me vlera negative ndaj qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes dhe rekomandohet të shmangin akse problematike nga ngricat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme