Mehaj takon komandantin e Forcave të Armatosura amerikane: E rëndësishme prania e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke qëndruar në Kanda ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri në Halifax.

Në margjinat e këtij forumi, Mehaj ka takuar komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së.

Mehaj në një postim në Faceboojk ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë shkëmbyer opinione rreth zhvillimeve aktuale në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivelin nacional, e poashtu edhe në atë rajonal e global.

“Gjithashtu, ritheksova rëndësinë e pranisë së një baze të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës, gjë që do të ishte në benefit jo vetëm të Kosovës, por edhe gjithë rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Forcat Amerikane janë modeli ynë i stërvitjes dhe operacioneve.

Gjatë Forumit në Halifax, kisha kënaqësinë që të zhvilloj takimin e radhës me Komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së si dhe stafin e tij.

Në atmosferë tejet miqësore diskutuam për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka shpreha falënderimin tim.

Së bashku  shkëmbyem opinione rreth zhvillimeve aktuale në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivelin nacional, e poashtu edhe në atë rajonal e global.

Gjithashtu, ritheksova rëndësinë e pranisë së një baze të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës, gjë që do të ishte në benefit jo vetëm të Kosovës, por edhe gjithë rajonit dhe më gjerë.  

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme