Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në një intervistë për “Lideri.mk” thotë se deputeti Kastriot Rexhepi, ka qenë i zëshëm për rrëzimin e qeverisë në periudhën kur po mblidheshin nënshkrimet. Nikollovski në studio solli edhe listat e nënshkruar dhe tha se Rexhepi me dijeni të plotë ka nënshkruar në të 4 listat, derisa vazhdimisht ka folur kundër Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev. Ai është i mendimit se ndryshimi i qëndrimit në moment të fundit ka të bëjë me ofertë dhe kërcënime që i janë bë nga ana e pushtetit.
Lideri: Z. Nikollovski, kalun 10 ditë nga dështimi i votëbesimit për Qeverinë, a e keni tani më të qartë se çka ndodhi më 11 nëntor?Nikollovski: Kur u iniciua tërë puna, ideja e deputetëve të partisë politike Besa ishte që të nënshkruhen të fundit në listë, kurse Rexhepi të jetë i 61-të. Aq shume fliste kundër Qeverisë dhe Zaevit, dëshiroi të jetë i 61-të dhe ja u nënshkrua. U nënshkrua në katër lista si deputeti i 61-të, pasi sipas tij, Qeveria duhet të binte. Edhe në një intervistë që u realizua mes dy rretheve zgjedhore, ai tha se Qeveria duhet të bie.
Populli e din se çka ndodhi me Kastriotin. Fillimisht u zhduk dhe i shkyçi celularët, e pastaj u paraqit me status në Facebook. Pastaj djali i tij bashkë me liderin e Besës Bilall Kasamin e lajmëruan në polici. U paraqit pëmres një videos me mur të bardhë në prapavijë, ku lexon një letër dukshëm i frikësuar. është e qartë se oferta që ka marë ka qenë sipas maksimës latinoamerikane “argjend ose plumb”. Sepse nuk ka asnjë arsyetim tjetër pse nuk erdhi në Kuvend, dhe pse dukej ashtu siç dukej.
Lideri: Tani po negociohet zgjerim i Qeverisë me shpresë për marrjen e datës për negociata.
Nikollovski: Nëse më pyetni a dëshiroj të fillojmë negociata, përgjigja ime ështe aspolutisht po, kjo është ëndërra ime. Por duhet t’i shohim punët realisht. Shumë njerëz nuk besuan në vitin 2018 kur thash se edhe nëse Zoran Zaev e ndryshon emrin, nuk do të fillojmë negociata me BE-në dhe deri sa ai është kryeministër, Maqedonia nuk do të fillojë negociata. Për fat të keq kisha të drejtë, sepse dëshiroj që Maqedonia të përparojë. Por për fat të keq Maqedonia nuk do të fillojë negociata as në dhjetor. Ishte qesharake deklarata e Dimitrovit se ndoshta do të fillojmë negociata në janar. E thashë njëher, po e përsëris, e gjithë BE në janar është në pushime, prandaj mund të meret vetëm datë për skijim, e jo për negociata. Dihet se kur sillen vendimet. Ekziston mundësi në dhjetor, mar dhe qershor. Gjithçka tjetër është gënjeshtër. Jam i bindur se në dhjetor nuk do të ketë datë për negociata dhe me këtë do të plasë edhe fluska e fundit për qëndrimin e Zaevit në pushtet. Bullgaria është problem i madh, por problemi më i madh është mosfunksionimi i punëve si duhet në Maqedoni.
Lideri: Më 12 dhjetor keni caktuar Kongresin partiak ku kandidat i vetëm për lider partie do të jetë Hristijan Mickovski. A keni frikë se mund të dalë ërish në sipërfaqe ndonjë përçarje, siç ishte iniciativa e vitit të kalaur për Kongres të jashtëzakonshëm?
Nikollovski: Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv caktoi Kongresin partiak që për herë të parë do të do të mbahet në Shkup më 12 dhjetor, si kryeqytet që tani e udhëheq VMRO-DPMNE. Hristijan Mickovski ka përkrahje të fuqishme për lider të partisë. Aspak nuk kemi frikë se do të ketë përçarje. Ajo ishte lojë e Zoran Zaevit, sepse faktikisht njerëz të përkrahur nga Zaev duhej të bënin probleme në VMRO-DPMNE. Mirëpo ka një fjalë popullore që thotë se kur ia hap gropën dikujt, vetë bie në atë gropë. Tani ata ranë në gropën që ua hapën të tjerëve, sepse nuk po munden të zgjedhin as kryetar as kryeministër. Përvoja tregon se as VMRO-DPMNE nuk mund t’ia zgjedh kryetarin LSDM-së, as LSDM-ja VMRO-DPMNE-së. Tridhjetë vite LSDM ka bë përpjekje të zgjedh një kryetar të përshtatshëm në VMRO-DPMNE, por kjo nuk mund të ndodhë.