Moti sot paradite do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat në disa vise më të larta do të kalojnë në dëborë. Në pjesët perëndimore të vendit do të krijohet shtresë e re e dëborës. Reshje të kohëpaskohshme të dëborës priten edhe në disa pjesë të luginës së Shkupit. Pasdite reshjet do të ndërpriten dhe do të filloj moti të kthjellet. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimorë, posaçërisht përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri në 9 gradë.
– Advertisements –
Në Shkup në mëngjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, në pjesët më të larta të dëborës. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5 gradë Celsiusë.