Me dy aeroplanë transportues ushtarakë nesër në mëngjes nga Bullgaria do të transportohen eshtrat e 45 viktimave, të cilët e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e autobusit në rrugën “Struma”, deklaroi sot ambasadori bullgar në vend, Angell Angellov.
“Pala bullgare do të sigurojë dy aeroplanë transportues ushtarakë, me të cilat nesër në mëngjes do të transportohen eshtrat e viktimave në fatkeqësinë e komunikacionit”, deklaroi Angellov.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme po ashtu paralajmëruan se nesër paradite, në Aeroportin e Shkupit do të arrijnë eshtrat e viktimave në fatkeqësinë e komunikacionit në Republikën e Bullgarisë.
Në fatkeqësinë e autobusit me targa të Shkupit, që ka ndodhur më 23 nëntor në rrugën “Struma”, afër qytetit Pernik, jetën e kanë humbur 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtatë janë lënduar.