Nisma për Kosovën shpreh shqetësimin e saj për situatën e rëndë të krijuar nga vërshimet në Maqedoni.
“Nisma i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave që humbën jetën nga vërshimet. Shpresojmë që situata të qetësohet sa më shpejtë, familjet e prekura nga këto vërshime të marrin mbështetjen e duhur nga institucionet shtetërore dhe jo vetëm”, thuhet në letrën e Nismës për Kosovën.