Ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosjes”, Albin Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka dënuar ashpër arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, LVV-ja është revoltuar me ndalesën e shtetit të Francës, mirëpo të njëjtën gjë nuk e kanë bërë edhe pushtetarët e Republikës. Kurti thotë se arrestimet ndërkombëtare të ish-luftërave të çlirimit kombëtar nuk janë përjashtim por rregull, shkruan Indeksonline
“UCK-ja është braktisur nga dokumentet e republikës në Kushtetutë. Nuk bëhet për harresë por mohim. Ne gjithë e dimë se është thelbi i historisë tonë të re, por duke u lënë jashtë shtetit ajo mbyllet në burgje. Këto ditë është folur për arrestimin e Ramush Haradinaj, shumica e shqiptarëve dhe përfshirë VV jemi të revoltuar ndaj kësaj padrejtësie. Por është hipokrizi, sidomos pushtetarët, e duan ndaljen e arrestimeve. Pse ata nuk i kanë vënë kusht që të bëhet anulimi i flet-arresteve për çlirimtarët tanë”, është shprehur ai./Sakte.net