Në radhën e takimeve të Thaçit në SHBA edhe një ish-senator republikan

Në radhën e takimeve të presidentit Hashim Thaçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe Jim DeMint, president i “Heritage Fundation”.

“Pata një takim shumë të mirë me ish-senatorin republikan, Jim DeMint, president i “Heritage Fundation”, njërit prej fondacioneve më të mëdha kërkimore dhe edukative në SHBA. Ish-senatorin DeMint e falënderova për përfshirjen e Kosovës në indeksin e lirisë ekonomike dhe e njoftova për reformat e ndërmarra në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“‘Heritage Fundation’ do të jetë në mbështetje të Kosovës, sidomos në sektorin e energjisë dhe në fusha të tjera, duke ushtruar ndikimin e vet te administrata e re amerikane. Kosova është e bekuar me miqtë e saj amerikanë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka trokitur në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur administrata e presidentit Barack Obama është duke i paketuar valixhet.

Prandaj vizita e tij përtej Atlantikut është parë për qëllim të promovimit të vetes. Koha Ditore kishte shkruar se si kabineti i presidentit Thaçi ka zbardhur të hënën agjendën e takimeve, mes të cilave ishte edhe ajo me zëvendëspresidentin në detyrë, Joe Biden, dhe me personalitete e think-tanke me ndikim te Donald Trupm, presidenti i ri amerikan që do të marrë mandatin pas dhjetë ditësh.

“Vizita ime dhe pritja që më bëhet në Washington janë konfirmim i miqësisë speciale dhe të përhershme që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur presidenti Thaçi në fillim të vizitës së tij në Washington. “Me ndryshimet në botë, miqësia jonë me SHBA-në, raporti ynë special, është vital për të ardhmen e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”.

Ndodhet në transicion pranim-dorëzimi i pushtetit në Shtëpinë e Bardhë. Kjo për shkak që në krye të fuqisë më të madhe botërore, pas dhjetë ditësh do të vihet presidenti i ri, i cili nuk gëzoi mbështetje në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme