Sela: Kemi bërë koalicione sepse e ka kërkuar populli

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë në Programi 200, ka folur për herë të parë pas zhvillimeve të fundit politike, dhe ‘ndarjes’ që kjo parti pati me Alternativën e cila tashmë ka nënshkruar një marrëveshje për të hyrë në Qeveri, shkruan Alsat.

– Advertisements –

Përvec kësaj, Sela ka treguar se tashmë është krijuar një zhgënjim në lidhje me koalicionet, mirëpo nuk ka mohuar e as pohuar asgjë, në lidhje me atë se a do të ketë ndodnjë koalicion tjetër me partitë e tjera.

“Tani shtë periudha e raportit që duhet ta japë kuvendi i secilës degë të partisë. Ky proces do të përfundojë me mbajtjen e  Kuvendit Qendrorë të ASH-së. Në 2022 e kemi vitin zgjedhorë, kongresin brenda për brenda partisë. Fillimi i këtij viti do të jetë me angazhime politike”, tha Sela.

“Sa i përket partive tjera politike nuk e di, ne kemi bërë koalicione sepse e ka kërkuar populli. Tahs po shihet që gjërat nuk po ecin si duhet sepse po krijohet një zhgënjim”, theksoi ai./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme