Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata, përveç në pjesën jugperëndimore ku vërehen reshje të dobëta të shiut. Në aksin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit, nga fshati Lisec deri në Kodër të Diellit, ka reshje të dobëta të borës, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
– Advertisements –
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes të automjeteve, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave të lumenjve dhe grykave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.