Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se e drejta për arsim cilësor është njëra nga të drejtat më të paprekshme të secilit fëmijë dhe për këtë shkak, ajo thekson se dikasteri i arsimit ka krijuar politika dhe kanë siguruar investime me çka avancohet sistemi arsimore dhe është i kapshëm për çdo fëmijë.
– Advertisements –
Shkolla, shton ajo, na mëson për dijen por edhe për shumë gjëra për jetën, për barazinë dhe për respektimin e dallimeve.
“Në bazë të këtyre vlerave ne ndërtojmë arsim që do të krijojë qytetarë që respektojnë të drejtat e njeriut, respektohen ndërmjet veti dhe janë të barabartë dhe të lirë”, thotë Carovska.
Ajo rikujtoi se para një viti e gjysmë janë bërë ndryshime në sigurimin e arsimit cilësor dhe përfshirës.
“U vendosën programe të reja mësimore për klasën e parë dhe të tretë me çka ndryshohet edhe qasje në mësim. Qasja e mësimit është përmes mendimit kritik dhe analizës. Për realizimin e ri të Konceptit që do të zbatohet gjatë 5 viteve të ardhshme, do t’i përmirësojmë kushtet e mësimit për nxënësit me sigurimin e pajisjeve IT, siç janë tabletat, mjetet e reja mësimore, 260 kabineteve të shkencave natyrore dhe gjithçka tjetër”, shprehet Carovska.