Banorët e Strugës dhe të fshatrave përreth përmes një proteste shprehën sot pakënaqësinë e tyre rreth gjendjes së rrugës “Strugë-Qaf Thanë”. Sipas protestuesve, rruga është në gjendje të mjerueshme dhe dëmton automjetet e tyre.
– Advertisements –
Banorët paralajmëruan se protestat do të zgjasin deri sa të zgjidhet problemi me rrugën.
Rruga Strugë–Qafëthanë lidh Maqedoninë me Shqipërinë, dhe është shumë e ngarkuar sidomos gjatë sezonit turistik