Mariçiq: Monitorimi i mundshëm i BE-së nuk do të ndikojë në thelbin e aktvendimeve

Sipas ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq, liderët e LSDM-së dhe Alternativës, Zoran Zaev dhe Afrim Gashi, janë dakorduar për një kërkesë për monitorim nga BE-ja për mënyrën se si janë proceduar disa lëndë gjyqësore. Siç tha Mariçiq në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, mbetet për t’u parë nëse BE-ja do të merrte përsipër të monitorojë edhe rastet që tashmë kanë epilog gjyqësor.

– Advertisements –

“Është obligim i Qeverisë që ta dërgojë në Komisionin Evropian dhe do të shohim se si dhe në çfarë forme KE do ta bëjë këtë. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund t’i japim një përgjigje të qartë pyetjes se çfarë saktësisht do të ndodhë … për të shqyrtuar procedurat në rastet që tashmë janë përfunduar, me një gjykim të formës së prerë, duhet të shohim se në çfarë forme dhe si BE-ja do të merrte përsipër. Pavarësisht se si dhe nëse do të ndërmerr, kjo nuk do të ndikojë në përmbajtjen dhe thelbin e aktgjykimeve të sjella”, tha Mariçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme