Rruga Prizren-Prevallë e pakalueshme, shkak rrëshqitja e dheut

Ministria e Infrastrukturës, ka bërë të ditur se rruga rajonale është e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Përmes një njoftimi, MI-ja ka bërë të ditur se rrugët e tjera në Kosovë janë të qarkullueshme, përcjell Klankosova.tv.

“Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18.00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi të rrugës. Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes. Për këtë zyrtarët tonë(menaxherët) për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit janë aty së bashku edhe me Policinë e Trafikut, duke përcjellur situatën hap pas hapi. Brenda ditës do të shohim per mundësinë e funksionimit te ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren-Prevallë. Kompania mirëmbajtëse është në gatishmeri të plotë për të ndërmarrur të gjitha masat e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së kanë intervenuar në pastrimin e Autoudhëve dhe rrugëve Nacionale dhe Rajonale, dhe me shpëndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve, thuhet sipas MI-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme