Tregtarët abuzivë kanë një javë kohë për t’u zhvendosur brenda “Tregut të Gjelbër”

Sektori i veprimtareve komunale dhe i mbrojtjes së ambientit jetësor ka njoftuar se nga dita e sotme do të fillojë një aksion së bashku me Inspektoratin Komunal për lirimin e hapësirave publike. Sipas Inspektoratit ky aksion vjen si rezultat i bllokimit të trotuareve përreth tregut dhe shkak për të konkurrencës joloajale të shitjes me pakicë. Sipas inspektoratit, në Tregun e Gjelbër ka edhe 120 vende të lira, prandaj nuk është e nevojshme të shitet në rrugë, ndërkohë që ekzistojnë këto vende të lira. Për këtë Inspektorati u ka dhënë tregtarëve 1 javë afat të lirojnë hapësirat e uzurpuara. Nga data 20.12.2021 nuk do të lejohet më shitja në rrugë.

Njoftimi i plotë:

Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojte të ambientit jetësor dhe natyrës njofton opinionin se duke filluar nga dita e sotme do të marrë veprim së bashku me inspektoratin komunal për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve përreth tregut të gjelbër.

Ky aksion i insektoriatit vjen si rezultat i bllokimit të trotuareve përreth tregut, të cilët pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, njëkohësisht edhe për shkak të konkurecës jolojale të shitjes së produkteve të ndryshme.

Në hapësirat e ” Tregut të Gjelbër” janë 120 vende të lira, andaj luten të gjithë shitësit që veprimtarinë e tyre ta bëjnë konform ligjit, duke u futur në hapësirat e tregut të gjelbër.

Po ashtu, inspektoriati komunal kërkon nga shitësit jolegal që duke filluar nga dita e sotme (13.12.2021 e deri më 19.12.2021) të largojnë mallin e tyre nga sipërfaqet publike, në të kundërtën do të përballen me ligjin.

Pasi të kalojë afati i dhënë për largimin e mallit, nëse të njëjtët nuk e kanë larguar mallin, Ndërmarrja komunale do të organizoëj një kamion për bartjen mallin deri tek hapësirat e “Parqet dhe Gjelbërimi”, me prezencë të inspektoriatit komunal, inspektoriatin e tregut dhe Policisë.

Pasi të largohet malli, Inspektoriati komunal bashkë me inspektoriatin e Tregut dhe Policinë nga dita e hëna me datë 20.12.2021 do të bëjnë kontrolle permanente për ruajtjen e sipërfaqeve publike.

Ndërkaq, Sektori për veprimtari komunale duhet që t’i vëndos shenjat për parkim në rrugën “120”, e cila do të shfrytzohet për parkim zonal nga ndërmarja publike “Parkingu i Qytetit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme