Besimi i vendeve nga i gjithë rajoni ndaj BE-së është në nivel të ulët si asnjëherë më parë, ka thënë në emisionin “200” në Alsat, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
– Advertisements –
“Besimi në BE ndoshta nuk ka qenë kurrë më i ulët. Dhe jo vetëm në vendin tonë, por mendoj se kjo është situata në të gjithë rajonin. Është e pamundur të thuash diçka kaq herë pa u përmbushur. Dhe sigurisht, me rritjen e besimit, rritet edhe ndikimi. Edhe vetë KE, gjë që nuk ka ndodhur më parë, në pakon e zgjerimit në tetor thotë- mosfillimi i bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë ndikon keq në besueshmërinë e BE-së”, tha Dimitrov.