Momenti kur shpërthen bomba e një terroristi në aeroportin e Kolumbisë që la të vdekur dy policë

Një re tymi është filmuar duke u ngritur në ajër, pasi një grup terroristësh aktivizuan një bombë që mbyti dy policë në aeroportin e Kolumbisë.

Zyrtarët policorë të Norte de Santander, David Reyes dhe Willian Bareno, i ishin përgjigjur thirrjes për një shpërthim që mbyti një prej sulmuesve në aeroportin ndërkombëtar Camilo Daza në qytetin pranë kufirit, e kur ata iu afruan një valixhe ndodhi shpërthimi i dytë, transmeton Telegrafi.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Diego Molano, tha se shpërthimet ishin shkaktuar nga një grup “terrorist” që operon në qytetin me gjysmë milioni banorë, që është pranë kufirit me Venezuelën dhe shpesh është “strehë” e emigrantëve.

Dilerët e drogës dhe grupet guerile aktualisht janë në luftë për marrjen nën kontroll të qytetit, ku sulme të shumta ndodhin siç ishte ai në aeroport.

Kryetari i këtij qytetit po pritej të ateronte me aeroplan në kryeqytetin e Kolumbisë – Bogota, kur bomba e parë shpërtheu pasi një burrë kishte me vete mjet shpërthyes dhe po mundohej të kalonte rrethojat e aeroportit.

Sulmuesi nuk është identifikuar nga autoritetet, por nga shpërthimi ai mbeti i vdekur në vend. Megjithatë doli se ishte edhe një valixhe tjetër, brenda të cilës gjendej një bombë që ishte fatale për dy policët.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme