Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük në një takim në Universitetin e Shkodrës për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, nga e kaluara në të sotmen deklaroi se Perandoria Osmane erdhi në Shqipëri për të mbrojtur trojet shqiptare.
“Po ta shikojmë në aspektin historik Ballkani është një zonë e hapjes dhe përhapjes së natyrshme të shtetit osman. Lëvizjet osmane në Ballkan nuk ishin vetëm ushtarake, por edhe kulturore, historike, sociale dhe ekonomike. Në atë periudhë bota e krishterë po haste një përplasje të përgjakshme mes sekteve të tyre. Osmanët qëndruan pranë popujve ortodoksë që përbenin shumicën dërrmuese të rajonit. Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare”, deklaroi ambasadori turk në Tiranë.