Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëhet e ditur se sot (18.12.2021) në ora 14:30, zyrtarët policorë nga bastisja operative në bashkëpunim me Njësinë policore për intervenim-SPB Shkup në fshatin Batinc të Shkupit kanë arrestuar M.XH. (21) dhe R.R. (24) nga Batinca. M.XH. kërkohej me urdhër në lidhje me nenin 123 (vrasje) të Kodit Penal të RMV-së.
Dy tanimë të arrestuarit kur kanë vërejtur efektivët e policisë, M.XH. dhe R.R. tentuan të arratiseshin duke u hedhur nga kati i dytë i një shtëpie, ku ndodheshin, por menjëherë u kapën. Gjatë ekzaminimit tek M.XH u gjet një pistoletë me kornizë dhe nëntë fishekë si dhe një sasi e madhe parash, ndërsa te R.R. janë gjetur 27 plumba. Personat janë ndaluar tek stacioni policorë.