Sekuestrohet autobusi me dokumente false që udhëtonte nga Shkupi në Stamboll

Sot (19.12.2021) rreth orës 17:00 në vendkalimin e pagesës Miladinovci, zyrtarë policorë nga Njësia për kompensim në Sektorin për çështje kufitare dhe migrim, pas kontrollit, kanë hipur në autobus e cila është në pronësi të personit juridik nga Shkupi, i cili ka qenë duke udhëtuar në linjën Shkup-Stamboll e cila është e menaxhuar nga Z.M. (56), për shkak të dyshimit të bazuar se pas regjistrimit dhe numrit të shasisë është bërë falsifikim.

Gjithashtu, për shkak të dyshimit se shoferi nuk ka licencë për transport ndërkombëtar, janë njoftuar edhe inspektorët kompetentë nga Inspektorati Shtetëror i Transportit. Rasti është duke u dokumentuar, dhe do të pasohet me parashtresat përkatëse.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme