Analisti politik Sasho Ordanovsk, mbrëmë në një emision në televizionin Telma, tha se nuk asgjë që LSDM-ja të mos e pranojë platformën e nënshkruar nga partitë shqiptare.
“Përmbajtja e platformës, që unë mundohem të mos e komentojë është bërë e papranueshme për OBRM-PDUKM-në. Në të njëjtën kohë, nuk ka asgjë të diskutueshme që LSDM-ja mos e pranojë këtë dhe të formojë Qeverinë me BDI-në. Nuk ka asgjë të diskutueshme në atë platformë, pvarësisht dramave që janë krijuar”, deklaroi Ordanovski.
Megjithatë, prej nënshkrimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare, LSDM-ja akoma nuk ka reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë çështje.