Protestë në Tiranë kundër “Ballkanit të hapur”, digjen flamuj serb

Deri sa liderët e vendeve anëtare të nismës “Ballkani i hapur” u mblodhën në Elbasan për darkën e punës, në Tiranë u protestua kundër tyre. Protesta u thirr nga ish kryeministri Sali Berisha i cili beson se kjo iniciativë destabilizon rajonin, fuqizon Serbinë. Ballkani i hapur dhe të gjitha marrëveshjet e tij do të hidhen poshtë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet, tha Berisha. Protesta filloi nga zyrat e PD-së dhe vazhdoi para kryeministrisë në kryeqytetin shqiptar. Disa nga protestuesit i vunë zjarrin flamurit të Serbisë

 “Është projekti me të cilin Vuçiq dhe Edi Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore dhe kërkojnë ta asgjësojnë pavarësinë e saj. Sot Serbia e Vuçiqit, edhe më shumë se ajo e Millosheviqit, është shndërruar në “Mala Rusia”, Rusia e Vogël. Në të vërtetë Rusia e Vogël është rrezik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe të Evropës.”- deklaroi Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë.

 Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev do të firmosin disa marrëveshje të tjera në kuadër të takimit dyditor të “Ballkanit të hapur”, e që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave e shërbimeve. Pas darkës së punës në Elbasan, në pjesën më të rëndësishme gjatë ditës së nesërme në Tiranë, me video konferencë do t’u bashkohet edhe eurokomisioneri për zgjerim Oliver Varheji. Ata do të firmosin:

Marrëveshjet e Ballkanit të Hapur

  • Marrëveshje për krijimin e kushteve për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor,
  • Marrëveshje për ndërlidhje të skemave për identifikim elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor,
  • Bashkëpunim për veterinari, siguri dhe ushqim, ushqimin e kafshët dhe fushën fitonutriente,
  • Marrëveshje për njohje të ndërsjella të autorizimit të operatorit ekonomik për siguri (AEOS), Shqipëri – Serbi dhe Shqipëri – Maqedoni e Veriut.

Zaev, Rama e Vuçiq, në prag të këtij takimi, kishin ftuar edhe një herë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen iniciativës.

 “E shfrytëzojmë këtë mundësi që edhe një herë t’i ftojmë të gjithë fqinjët tanë të na bashkohen dhe t’u ofrojnë qytetarëve të tyre përfitimet që ua ofrojmë ne qytetarëve tanë. Përmes lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, bashkëpunimi ynë mund ta nxisë tregtinë dhe ta lehtësojnë jetën e secilit individ në rajonin tonë.”

Deri tani, Kosova, Mazi i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina kanë refuzuar t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme