Prof. Dr. Veland Ramadani në “Program 200”, ka treguar se cili është roli i Këshillit Kombëtar, dhe ka sqaruar se çfarë mund të bëhet që ky këshill të marrë një peshë më të madhe për ta udhëhequr rritjen cilësisë në arsim, përtej politikave, shkruan Alsat.
Ramadani, thotë se është i domosdoshëm ekzistimi i një Këshilli të tillë.
“Është e domosdoshme ekzistimi i një Këshilli të tillë, ngase po e shohim edhe nga programet e universiteteve tona, qoftë Tetovës, Nënë Tereza…disi po bëjmë përpjekje sikur ta kopjojmë njëri-tjetrin por çdo kopje po del më e keqe se origjinali. Dhe ajo më e rëndësishmja është se në këtë Këshill duhet të jenë njerëzit kompetent të cilët kanë një të kaluar, qoftë në hulumtime, qoftë në akademi”, ka thënë Ramadani./ Alsat.mk