Rasti i Mijallkovit: Përveç Mariçiqit edhe Agim Nuhiu ngre dyshime për integritetin e hjyqëtarëve

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup, për ndryshimin e masës së sigurisë për rastin e Sasho Mijallkovit, shkruan Alsat.

 Nuhiu, ka thënë se kjo gjykatë, duhet ta arsyetojë para opinionit vendimin që ka marrë sot derisa ka bërë thirrje tek Këshilli Gjyqësor që të merr masat e duhura për të shqyrtuar këtë veprim.

“Gjykata e Apelit në Shkup le ta arsyetojë para opinionit vendimin për ndryshimin e masës për siguri për rastin e Sasho Mijallkovit dhe si e shrytëzuan gjyqtarët të drejtën diskrecionale – bindjen e lirë për një vendim të tillë! Këshilli Gjyqësor të merr masat e duhura për ta shqyrtuar këtë veprim të gjyqësorit që shqetësuan opinionin!”, thuhet në shkrimin e Nuhiut në rrjetin social Facebook.

Pak minuta më parë ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Bojan Marçiq.

Ministri, ka kërkuar sqarim nga Gjykata e Apelit derisa sipas tij një vendim i till ulë edhe më shumë besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit.

Kujtojmë se ish-kreu i UBK-së, Sasho Mijalkov, ka ofruar garanci financiare prej mbi 11 milionë euro për uljen e masës së kujdesit nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Alsat merr vesh se Gjykata e Apelit ka pranuar garancinë. Gjykata e Apelit ka vendosur që Sasho Mijallkovin ta obligojë me paraqitje, ndërsa i është konfiskuar edhe pasaporta, shkruan Alsat.

Kjo nënkupton që Mijallkov nuk do të qëndrojë as në arrest shtëpiak.

Garancia e vetme për sigurinë e tij është ajo financiare prej 11 milionë eurove.

Ankesa e Prokurorisë Publike kundër vendimit të Apelit për ndryshimin e masës së sigurimit nuk e anulon zbatimin e vendimit në këtë fazë. Domethënë, përkundër ankesës së Prokurorisë, Mijalkov do të lirohet nga paraburgimi!

Mijalkov është në paraburgim në Burgun e Shkupit që nga 26 shkurti. Ai u dënua me 12 vite burg për çështjen “Target – Kala” për përgjime të paligjshme dhe me 8 vite burg për çështjen “Thesari. “Titanik 2” dhe “Tortura” janë në gjyq, i cili është në prag të vendimit. Më 12 maj të këtij viti, prokuroria ka ngritur aktakuzë për rastin “Parcelat në Vodno”, ku në mesin e të dyshuarve është edhe Mijalkov./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme