BE-ja thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ulni tensionet

Udhëheqësja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini dhe ekipi i saj, kanë vështruar nga afër ngjarjet e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë, dhe i ka kërkuar Prishtinës dhe Beogradit që të ulin tensionet dhe të përmbahen.

“BE-ja vazhdimisht ka kontaktuar me të dyja anët në mbrëmjen e së shtunës. Përfaqësuesja e Lartë ka folur edhe me kryeministrin Vuçiç”, ka thënë zëdhënësja Maja Koçijançiç për “Tanjug”.

Kujtojmë se autoritetet e Kosovës, gjatë mbrëmjes së të shtunës kanë kthyer trenin ilegal që vinte nga Beogradi drejt Kosovës që përmbante mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme