Berisha: Mitrovica, Alepo e Ballkanit

Copëtimi i Kosovës, duke ia marrë asaj pjesën e Mitrovicës, rrjedh që nga viti 1999. Kështu ka deklaruar për Indeksonline, deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Ai ka thënë se tri ose katër ditë para se NATO të bombardonte Serbinë, ndërkombëtarët kishin bërë marrëveshje me këtë shtet për marrjen e Mitrovicës.

Berisha, Mitrovicën e ka quajtur “Alepo të Ballkanit”, kurse sipas tij, rrjedhat politike dhe ato të sigurisë, po shkojnë drejt një “pranvere ballkanike”.

“Me gjasë rrjedhat politike dhe të sigurisë në rajon dhe në Evropë, Ballkanin janë duke e çuan drejt një “pranvere ballkanike, ku shkas kryesor ka me qenë Mitrovica, Alepo e Ballkanit. Rrjedhat politike dhe të sigurisë çojnë drejt një lufte të re ballkanike sepse kemi fuqizim të Rusisë edhe ushtarakisht edhe ekonomikisht përmes Serbisë. Në atë pjesë të Kosovës kemi investim edhe Gazpromin, dhe e gjithë lufta është duke u bërë për ekonomi dhe treg, kështu që gjasat e mëdhaja për mendimin tim personal janë që Ballkani po shkon drejt një pranvere të stilit arab”, është shprehur ai.

Ndryshe, Berisha ka fajësuar krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, duke thënë se ata e kanë tradhtuar vendin.

Tutje, ai ka thënë se udhëheqësit e shtetit janë të gatshëm ta shkëmbejnë territorin e Mitrovicës me Serbinë vetëm për ta ndryshuar formatin e bisedimeve.

“Kush të reagojë? Qytetari e ka dhënë votën në mënyrë të pavetëdijshme për projektin me llogomone që është rren elektorale, dhe ky qytetar është provuar disa herë me këtë dhe nuk lyp llogari për trafik që i bëjnë vendit. Unë nuk pres ndonjë reagim. Se këta njerz për ta ndryshuar formatin e bisedimeve janë edhe pro të hyjnë në negociata për ta shkëmbyer atë territor me Serbinë. Përndryshe, tradhtia që i është bërë vendit nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa besoj se historia do ta jap vendimin e vet”, ka thënë Berisha për “Indeksonline”.

Ai ka thënë se ekziston marrëveshja për copëtimin e Kosovës dhe qeveritarët e Serbisë që janë në Kosovë dalë ngadalë kanë krijuar realitete të paqena që ajo pjesë të jetë një “Republika Srpska e Bosnjës”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme