Propozim-Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022 do të jetë në rend të ditës së seancës së sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.
Në rend të ditës janë edhe propozim-vendimet për emërimin e anëtarëve të bordeve drejtuese të disa ndërmarrjeve publike: NP “Higjiena komunale”-Shkup, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, NP “Parqet dhe gjelbërimet”-Shkup, NP “Rrugë dhe rrugica”-Shkup, NQP Shkup-Shkup, NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup, NP “Lajka”-Shkup dhe NP “Deponia Drislla”-Shkup.
Mes pikave, për të cilat do të debatojnë këshilltarët e Qytetit të Shkupit janë edhe Propozim-Vendimi për ndryshimin e Vendimit për subvencionimin e NP “Parqe dhe gjelbërime”-Shkup, propozim-Plani i programeve për zhvillim për periudhën 2022-2024 dhe të tjera.