Beqiri: Qeveria nuk rrënon dhe nuk ndërton mure

Shefi i deputetëve të LDK-së Ismet Beqiri ka folur në kundërshtim me ato që ka thënë shefi i tij partiak e qeveritar, raporton KTV.

“Kompetencat janë të qarta dhe të ndara. Asnjëherë asnjë Qeveri dhe Ministri nuk ka ndërtuar as rrënuar mure. Është kompetencë e komunës dhe me të le të merret ministria e Planifikimit” .

Isa Mustafa dje ka thënë se muri do të rrënohet, ose nga komuna ose nga Qeveria.

Ismet Beqiri ka folur edhe për trenin: Institucionet kanë vepruar drejt. Mbrojtja e kushtetutshmërisë duhet të vazhdojë. Por kjo nuk duhet të ndikojë në dialog. Raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë të tensionuara sidomos tash pas rastit me trenin. Por, i pëlqeu apo jo Serbisë, ne jemi shtet dhe për çdo situatë jemi të gatshëm. E kemi policinë, FSK pavarësisht që nuk e ka emrin ushtri si dhe e kemi KFOR- in e edhe mbështetjen e vendeve evropiane, ka thënë ndër të tjera ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme