VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon qeverinë: Kanë thyer premtimin për tarifën e lirë ditore

 

VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon qeverinë se nuk e mbajti fjalën e dhënë, shkruan Alsat.

 Jo vetëm që çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël është rritur me më shumë se 20 për qind në pak vite, por kanë thyer edhe premtimin për tarifën e lirë ditore.

Rritja e kostove të energjisë elektrike, sipas opozitës, do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e standardit të jetesës së qytetarëve.

“Njerëzit duhet ta dinë se rritja me 9.5% e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël nuk është e vërtetë. Me heqjen e tarifës së lirë nga ora 14 deri në 16 pasdite, çmimi i energjisë elektrike do të rritet në mënyrë plotësuese për 5-6%, që do të thotë se rritja totale do të jetë rreth 15%”, tha Stevçe Antovski  – VMRO-DPMNE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme