Moti prej nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje lokale të shiut dhe me borë në viset më të larta.
– Advertisements –
Siç informoi DPHM, më shumë reshje priten të hënën, kur do të fryjë erë mesatare, ndërsa të martën dhe të mërkurën erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Nesër dhe të dielën nëpër fushëgropa do të ketë kushte për mjegull. Temperatura maksimale të shtunën do të jetë 10, ndërsa të dielën 12 gradë. Nga e hëna pritet edhe ulje e temperaturave.