Sadri Ferati, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë një kërkesë për opozitën në Kosovë, veçanërisht për Lëvizjen Vetëvendosjes, duke përdorur një retorikë shumë interesante.
“Prisheni ramazanin nganjëherë”, ka thënë Ferati duke debatuar në Info Magazine në Klan Kosova me deputetin e Vetëvendosje, Rexhep Selimin.
“Duhet të thuhet se qeveria e luajti rrolin e vet, njëjtë sikur kur kritikohet”, tha Ferati.
Por, Selimi ka thënë se opozita sa herë që është nevoja kanë qenë konstruktiv.
Madje ai ka kujtuar një fjalim të një deputeti të Vetëvendosje në Kosovë, për çështjen e Veriut.
“Një deputet i Vetëvendosjes në parlament ka thënë; ‘Po të është e gatshme qeveria ne e mbështesim vendimin e qeverisë’”, ka thënë Selimi, duke cituar fjalimin e kolegut nga partia e tij.
“Çfarë tjetër duhet të themi? A mos doni t’ua këndojmë edhe një këngë?”, e ka pyetur Selimi Feratin.